TIRANË, 9 qershor – Forcat e natyrës po “gërricen” me zonën në afërsi të qytetit të Elbasanit; në një diametër 6 km ka pasur 4 tërmete në tri ditë (shih figurën 2, hartuar nga departamenti i sizmologjisë në Institutin e Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit i Universitetit Politeknik të Tiranës, ku me pikë të kuqe paraqitet tërmeti i fundit dhe me pika blu ata të mëparshmit ).
Më 9 qershor 2013 ora 11:22:16 (koha e Shqipërisë, ose 9:22:16 GMT, sikurse e raporton Rrjeti Sizmologjik Shqiptar) janë ndier sërish lëkundje të lehta të tokës, pa u mbushur as 3 orë nga i mëparshmi.
Tërmeti i vogël është lokalizuar në largësinë 8 km në vijë ajrore në lindje nga qendra e qytetit të Elbasanit, në Polis, në koordinatat 41.14°N, 20.19°E (shih figurën 3 me shigjetë të gjelbër).
Epiqendra e ngjarjes sizmike ndodhej në thellësinë 7 km, me forcë M=2.8.
/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





