Një moment epik ka ndodhur në sfidën e NBA mes Chicago Bulls dhe Indiana Pacers. Përpara se skuadrat të futesh në parket, ansambli nga komuniteti shqiptar në Illinois, të ftuar nga Chicago Bulls performuan para sepktatorëve me këngë e valle.

Tingujt e muzikës tradicionale shqiptare pushtuan sallën, ndërsa valltarë me kostume kombëtare sollën energji dhe krenari në parket. Publiku amerikan mbeti i mahnitur nga ritmi dhe gjallëria e valleve tona, duke e kthyer këtë moment në një spektakël të rrallë në NBA.

‘United Center’ ka një kapacitet prej 21 mijë tifozësh, me këta të fundit që kanë parë një pjesë të vogël të traditave shqiptare. Në fund vendasit e Bulls u mposhtën 126 – 145 nga Pacers.