Minnesota Timberwolves fitoi ndaj Pelicans me rezultatin 113-108 dhe kanë siguruar vendin e tyre ne play-in të Konferencës Perëndimore kundër Lakers, por ndeshja rezultoi e mbushurur me surpriza dhe dëmtime.
Përveç goditjes me grusht të Rudy Gober ndaj shokut të tij të skuadrës, Kyle Anderson, pati një episod të dytë me protagonist Jaden McDaniels, i cili përfundoi me dorë të thyer.
Kjo ndodhi teksa po shkonte në dhomat e zhveshjes në pjesën e parë dhe ai goditi murin me grusht.
Mirëpo, siç kanë treguar edhe analizat mjekësore, lojtari i Timberwolves ka përsuar një frakturë në dorën e djathtë.





