Kërkesat e pazakonta të një ish supemodeleje drejtuar bashkëshortit të saj miliarder kanë habitur jo pak persona në Mbretërinë e Bashkuar.
Christina Estrada është duke u divorcuar nga bashkëshorti i saj sheik dhe kërkon jo pak, por 196 milion paund.
Estrada e ka kthyer mbrapsht ofertën e bashkëshortit Dr Walid Juffali, e cila kapte shifrën 37 milion paund.
Sipas burimeve të gjykatës, ish supermodelja kërkon 55 milion paund në pasuri të paluajtshme dhe 1 milion paund çdo vit për veshje.
Ajo thotë se është mësuar me 54 palë këpucë në vit, 35 ora, 50 mijë paund për t'i shpenzuar për Krishtlindje etj, etj.
Ajo ktheu mbrapsht ofertën e bashkëshortit për të mbajtur një nga pronat në Londër, pasi sipas saj ishte shumë e vogël.
Në seancën gjyqësore, ajo nuk ka nguruar të tregojë edhe një telefonatë që i ka bërë e bija e saj adoleshente.
“Mama do të më lesh të varfër”,- i ka thënë e bija, por duket se as kjo kërkesa e vajzës nuk e ka sprapsur Estradën nga pretendimet e saj për luks.





