Siç e do zakoni Panairi i Librit është finalizuar me disa çmime.
Çmimi kryesor është ai i romanit më të mirë. Mira Meksi u përzgjodh si fituese e këtij çmimi me romanin e saj “Parisi vret”.
Vepra që është sjellë në shqip ka qenë voluminoze, prandaj çmimi për përkthimin më të mirë është goxha i rëndësishëm. Këtë vit u vlerësua Ana Kove për përkthimin e librit “Daullja prej llamarine” e autorit Gunter Grass.
Për veprën studimore është vlerësuar me çmim Thomas Frashëri. Me librin studimor, “Frashëri i shquar, i panjohur” hedh një vështrim historik mbi trungun e Frashërllinjve.
Rudina Çupi, për veprën “Gjyshja me zemrën prej ketri” u vlerësua me çmimin për veprën me të mirë për fëmijë.
Panairi i Librit 2023 mbyllet të dielën më 19 nëntor.