NEW YORK– Incizime të pabesueshme të rëntgenit të motrave binjake siameze Alison Džun dhe Amelija Li Taker nga Neë Yorku tregojnë se sa i komplikuar ka qenë operimi i kryer në muajin nëntor. Ndërhyrja kirurgjikale ka zgjatur shtatë orë, kurse në të kanë marrë pjesë 40 anëtarë të stafit mjekësor.
Binjaket ishin 9 muajshe, kur iu nënshtruan operimit për ndarje të gjoksit dhe pjesës abdominale.
Mjekët thonë se Alison është më e vogël, por më e fuqishme, kurse Amelia është më e përparuar, por gjendet akoma në kurim intensiv.
Vogëlushet ishin të ngjitura në pjesën e poshtme të gjoksit dhe barkut dhe kishin të përbashkët gjoksin, diafragmën, qesen e zemrës dhe mëlçinë.
Binjakët e ngjitur (siamezë) lindin në çdo 50-60 mijë lindje, kurse shumica nuk mbijetojnë.
Rreth tri të katërtat (75 për qind) e binjakëve të tillë janë vajza. Gjasat për ndarje të suksesshme dhe përmirësim janë më të mëdha nëse binjakët e tillë kanë sete organesh të ndara.