ITALI,26 gusht 2013- Merr fund historia e dashurisë dhe martesa e Monica Bellucci dhe Vincent Cassel.Lajmi është bërë public nga zyra e shtypit e aktores, nëpërmjet një komunikate zyrtare. Ndërsa nga ana e Belluccit dhe Cassel nuk ka asnjë koment për ngjarjen.
Mësohet se aktorja italiane është e zënë me xhirimet e filmit të ri të Emir Kusturica, ndërsa aktori francez ka marrë ca pushime pas xhirimeve në filmin e Danny Boyle.
Të dy kanë qënë jo vetëm shokë jete, por edhe partnerë në setet e xhirimeve, ku edhe janë njohur.
Dashuria me shikim të parë erdhi pikërisht gjatë regjistrimeve të ‘Apartamentit” në 1996. Vetëm tre vite më pas, në 3 gusht 1999, ata martohen, duke u kthyer në ciftet më të kërkuara për të interpretuar në filma.
Nga martesa e tyre lindën dy fëmijë, Deva që lindi në vitin 2004 dhe Lèonie që është vetëm 3 vjec.
Sic raportojnë mediat, çifti kishte kohë që nuk jetonte nën një çati, por në dy apartamente të ndara të të njëjtit pallat, ndërsa lidhja edhe kështu dukej se funksiononte.
Këtë liri të bashkëshorit, Monica e kishte vlerësuar, ndërsa shprehej si ishte pikërisht ajo që e tërhiqte tek Vincëent.
“Shihemi çdo ditë”, komentonte asokohe aktorja. Por me sa duket në këtë mekanizëm në dukje kaq perfekt, dicka është thyer dhe magjia mbaroi.
Ndahen pas 14 vitesh martesë Monica Bellucci dhe Vincent Cassel
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
A është ai babai? Laert Vasili reagon për shtatzëninë e Serena Sulës
I shqetësoheni ushqimit dhe problemeve shëndetësore këtë fundvit? Ja si ta kontrolloni atë
Mbyllet protesta, PD merr vendimin e rradhës, përjashton Ervin Salianjin nga Kryesia
Shkenca rrëzon mitin e moshës 18? Truri i njeriut nuk piqet plotësisht deri në moshën…





