Shakira dhe i dashuri i saj futbollist Gerard Pique po flitet se janë ndarë përfundimisht!

Sipas raportimeve të fundit, thuhet se futbollisti nuk jeton më me këngëtaren Shakira, gjë që nxit spekulimet për ndarjen e tyre, shkruan DailyMail.

“Është diçka serioze dhe ka qenë Shakira ajo që e ka marrë këtë vendim”, tha një burim për faqen e internetit spanjolle Cotilleo.

Burimi shtoi se këngëtarja Shakira, e cila ka dy djem me Pique “nuk mund të përballonte më situatën”.

Çifti u pa për here të fundit bashkë në muajin qershor, në Argjentinë, në dasmën e ish-bashkëlojtarit të Barcelonës, Lionel Messi dhe Antonella Roccuzzos.

Shakira, 40 vjeçe, ka dy djem me futbollistin 30 vjeçar; Milanin që është katër vjeç dhe dyvjeçarin Sasha.

Ndërkohë, nuk ka asnjë reagim nga çifti për lajmin që po qarkullon në mediet gossip.