29tetor 2015 – Ka bërë jehonë në Itali sherri mes dy familjeve shqiptare. Me thika e shkopa bejsbolli dy familje kanë sulmuar njëra-tjetrin, pas prishjes se fejesës së dy të rinjve. Policia ka nisur hetim në gjendje të lirë për nëntë shqiptarë, gjashtë meshkuj dhe tre femra, që i përkasin familjeve të cilat jetojnë në Breshia dhe në Desenzano del Garda.

Familjet që jetojnë në Brescia më 27 tetor kanë shkuar tek shtëpia e atdhetarëve të tyre që jetojnë në Desenzano duke kërkuar shpjegime për prishjen e fejesës. Deri pak javë më parë marrëdhëniet e dy familjeve ishin të shkëlqyera, por ato u përkeqësuan pasi të të rinjtë u ndanë.

Situata agravojë të martën në mbrëmje ku mes familjeve pati përleshje fizike, ku u përdorën dhe thikat dhe shkop bejsbolli. Personat e përfshirë në sherr janë nga mosha 17 deri në 55 vjeç. Të lënduar nga sherri kanë mbetur 6 persona, të cilët kanë marrë ndihmën mjekësore. Prokuroria vendase ka nisur hetimet për ngjarjen.

/portali DurresLajm/