KORCE– Një 39-vjecar është arrestuar nga policia e Korcës me akuzën se i ka djegur banesën ish vjehrrit të tij pas ndarjes me bashkëshorten.
Burimet zyrtare thanë se më 16 shkurt 2013 në ora 14.00, në Lagjen Nr. 8 Korçë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit B.N për rrjedhojë u dogjën 40 kv bazë ushqimore.
Në vendngjarje ka shkuar menjëherë grupi hetimor, i cili në bazë të hetimit paraprak dhe dëshmive të marra, në orën 18.00, të po kësaj date, ka bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin në flagrancë të autorit të zjarrvënies, shtetasin Viktor Lefter Kupe, mosha 39 vjec, banues në fshatin Bulgarec – Korçë, ish bashkëshorti i vajzës së shtetasit B.N.
Nga deklarimet e marra nga autori mësohet se shkak për kryerjen e këtij akti janë bërë divorci dhe konfliktet e vazhdueshme midis dy familjeve.
Vepra penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, parashikuar nga neni 151 i K. Penal.
Materialet i kaluan për zgjidhje Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Korçë.





