Një 65-vjeçare nga Durrësi i është drejtuar Policisë për ndihmë, pasi është dhunuar nga ish-nusja e të birit.

Shtetasja B.I. është pajisur me urdhër mbrojtje pasi 38-vjeçarja F.I., edhe pse është ndarë me burrin, inatin me vjehrrën nuk e ka harruar dhe e ka keqtrajtuar atë.

NJOFTIMI I POLICISE:

Më datë 08.04.2018, u plotësua kërkesë padia, për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për  shtetasen B.I  vjeç 65 pasi ish nusja e djalit,  shtetësia F.I, vjec 38, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.