Angli, 8 mars 2014 – Një ish mësues matematike, 57 vjeç, po divorcohet nga gruaja e tij miliardere, sepse mesa duket nuk i pëlqejnë gjerat që bëjnë të pasurit.

Tony Hawken, i ka bërë të ditur bashkëshortes së tij, Xiu Li, 51 vjeç, se nuk ndihet mirë me jetën e re dhe është më i kënaqur me jetën e dikurshme. Çifti u bë shumë i pasur në vitin 2011, kur një ide e Xiu Li-së për të ndërtuar qendra tregtare në vendstrehime ajrore të dala jashtë përdorimit rezultoi mjaft e suksesshme. Kjo ide i mundësoi Li-së të përfitonte plot 1.1 miliard paund, duke u renditur kështu në listën e pasanikëve të gazetës Sunday Times. Çifti u zhvendos nga shtëpia e dikurshme në një banesë 1.5 milion paund në Surrey. Sipas revistës Forbes pasuria e gruas kap vlerën 1.2 miliard dollar.

Por mesa duket zakonet e reja të gruas së tij për të pirë një shishe verë me vlerë 900 paund në një jaht luksoz nuk i pëlqejnë Tony-t. pavarësisht se tashmë janë të pasur ai vazhdon të blejë libra në dyqane me çmime të lira dhe preferon të darkojë në lokalin e tij të preferuar në Wetherspoon.

Çifti ishte njohur 21 vite më parë, kur Tony ishte mësues, ndërsa Xiu studente.  

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/