Shkaqet e divorceve mes çifteve mund të jenë të shumëllojshme dhe jo gjithmonë arrihet një kompromis i drejtë mbi atë se çfarë i takon burrit, apo gruas.
Por marrëdhënia pas divorci e një ish-çifti në Teksas është paksa e çuditshme.
Rebecca dhe Frankie Hernandez janë ndarë prej dy vitesh, por dashuria e përbashkët për qenin e tyre duket se i ka futur në rrugën e ribashkimit.
Edhe dy vite pas divorcit Frankie vijon ta dojë qenin e tij, madje i dërgon edhe kartolina urimi për ditëlindje.
Por kartolina e dërguar këtë 1 prill, ka rindezur emocionet e vjetra për Rebecca-n teksa lexonte letrën e ish-bashkëshortit për qenin e tyre Apollo.
“Është e çuditshme se si kjo po na afron sërish bashkë”, ka deklaruar Rebecca për Huffington Post që shton se pasi ka postuar imazhe të kartolinës që u shndërrua në virale ka biseduar në telefon me Frankie.
Ndahet nga gruaja, por i dërgon kartolina qenit
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Horoskopi ditor, 5 prill 2026
4 shenjat e zodiakut që janë më të favorizuara në prill
Mjekët: Sheqeri po bëhet kërcënim për organizmin
E ëma i kërkoi të lërë garën, Selin: Edhe shtatë të tjerë si Miri dhe Rogerti…





