Aktori Ben Cross ka ndërruar jetë në moshën 72-vjeçare.

Lajmin e hidhur e bënë të ditur familjarët e tij, të cilët u shprehën se Ben vdiq papritur si pasojë e një sëmundjeje.

Prej një kohe të shkurtër, ai ishte diagnostikuar me një sëmundje të rëndë, por vetëm ditët e fundit gjendja e tij ishte përkeqësuar së tepërmi.

Aktori ishte babai i dy fëmijëve, Lauren dhe Theo. Ai u bë mjaft i njohur me rolin e atletit Harold Abrahams, në filmin “Chariots of Fire”.

Përfaqësuesit e tij thanë se ai sapo kishte mbaruar xhirimin e filmit horror “The Devil’s Light” dhe gjatë këtij viti do kishte rolin kryesor në filmin romantik “Last Letter From Your Lover”.