ANGLI, 29 mars 2013 – Aktori i njohur i “Harry Potter”, Richard Griffiths ka humbur jetën pas disa komplikimeve që pati pas një operacioni në zemër në moshën 65-vjeçare. Griffiths, i cili ka luajtur në filmin e njohur “Uncle Vernon Dursley, është njëri prej aktorëve më të njohur britanik.

Ai po ashtu ka luajtur edhe në filmin “History Boys”, si në skenë po ashtu edhe në ekran, në serialin e njohur televiziv “Pie in the Sky”, ku luajti “Uncle Monty”, në filmin kult “Withnail and I”.

Aktori i parë që ka shprehur ngushëllimet për të ishte Daniel Radcliffe, i cili ka luajtur krah tij në filmin “Harry Potter”, Radcliffe e cilësoi Griffiths si “person inkurajues, mësimdhënës dhe me humor të mirë që punën e bënte gjithmonë kënaqësi”.