Aktori i njohur i “Friends”, James Michael Tyler, i njohur me rolin e tij si ‘Gunther’ ka ndërruar jetë në moshën 59-vjeçare.
“Tyler ndërroi jetë paqësisht në shtëpinë e tij në Los Angeles të dielën në mëngjes”, thuhet në një deklaratë nga menaxheri i tij.
Tyler u diagnostikua me kancer të avancuar të prostatës në vitin 2018, i cili më vonë u përhap në kockat e tij.
Pak muaj para se të ndërronte jetë ai ka zbuluar se ishte duke u përballur me këtë sëmundje që nga shtatori i vitit 2018, por e ka mbajtur të fshehtë nga publiku.