Aktori i famshëm i Hollywood me origjinë shqiptare, Stan Dragoti, është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare në shtëpinë e tij në Los Anxhelos, Kaliforni.
Stan Dragoti i cili lindi në New York më 4 tetor 1932, vjen nga një familje Tepelenase, që kanë emigruar shumë herët në SHBA. Ai studioi në kolegjin “Cooper Union” në New York dhe shkollën e arteve vizuale.
Dragoti është i njohur veçanërisht për filmat “Love at First Bite” (Dashuri me kafshimin e parë, 1979), një komedi e zezë mbi temën e Drakulës dhe “The Man With One Red Shoe” (Burri me një këpucë të kuqe, 1985), një komedi romantike me Tom Hanks dhe James Belushi.