8 tetor 2015 – Një lajm i hidhur vjen për kinematografinë shqiptare. Aktori i mirënjohur i skenës dhe i filmit, Marko Bitraku është ndarë nga jeta.
Aktori korçar vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë dhe mbylli sytë në moshën 64-vjeçare.
Bitraku ka lindur më 15 janar 1951 në Opar të Korçës. Pasi përfundoi studimet e larta në Institutin e Lartë të Arteve në vitin 1874, nisi punën si aktor profesionist në teatrin “Andon Z. Çajupi” të Korçës.
Krahas teatrit, Bitraku ka interpretuar mëse 13 role kinematografike. Interpretimi më i fundit i Bitrakut është në filmin “Kronikë Provinciale” më 2009.
Teatri Kombëtar i shpreh ngushëllimet familjarëve të aktorit të mirënjohur. Homazhet do të zhvillohen të premten në TK nga ora 12:00-14:00.
/portali DurresLajm/