U shua një tjetër yll nga plejada e parë e aktoreve femra të teatrit “Aleksandër Moisiu”.

Rexhina Shiroka ndërroi sot jetë në moshën 91-vjeçare pranë familjarëve të saj në Itali.

Lajmin e hidhur e jep faqja e teatrit të Durrësit, e cila njofton se ceremonia mortore do të zhvillohet në Famullinë “Santa Maria del Carmine”, Monopoli, Itali.

Kush ishte Xhina

Xhina u lind me 12 Maj 1933 në Durrës dhe ishte një nga aktoret e para femra të Teatrit “Aleksandër Moisiu” bashkë me Meropi Xhoja, Semiha Ishmi, Ferial Alibali, Bernardina Qerraxhia, Margarita Gallani, Vera Urumi, Marta Burda, Terezina Dema, e më pas duke vijuar me Aishe Stari, Drita Nikolla, Filika Ujka, Ëngjëllushe Xhixho, Donika Barçi, Liri Lushi, Sanie Hoti, Merita Xhani, Lumturi Dashi, Violeta Dede, Dardana Berdyna, Katerina Kote e shumë të tjera.

Përmendim këtu disa nga rolet në shfaqjet si; Mira te “Familja e Peshkatarit”, Burbuqja te “Prefekti”, Dana Paunesku te “Nota zero në sjellje”, Balja te “Koha e komisarëve”, Donika te “Dy me zero”, Bukurija te “Marifetet e Teto Sherifesë”, Nasta te “Një dimër i shkurtër”, Tina te “Marga” e shumë të tjera.