Është ndarë nga jeta anëtari i Gjykatës së Lartë, Darjel Sina.

Sina i’u bashkua trupës së gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë në prill të vitit 2022, dhe vinte në këtë detyrë pas një eksperience të gjatë dhe kontributi të rëndësishëm në fushën e së drejtës.

Në njoftimin zyrtarë të Gjykatës së Lartë theksohet se ndarja e tij nga jeta krijon një boshllëk të madh për të gjithë ata që e njohën dhe punuan me të.

Gjykata e Lartë shpreh ngushëllimet për familjen dhe të dashurit e tij.