Kryetari i njësisë administrative nr.6 në Durrës, Serjan Mazrreku, ka humbur babanë e tij mëngjesin e sotëm.
Përmes një postimi prekës në rrjete sociale, Mazrreku shpreh dhimbjen për ndarjen e parakohshme nga jeta të babait të tij 63-vjeçar, të cilin e konsideron gjysmën e tij.
“Gjysma ime ti baba im u mundova të mbaja fortë për vete, por zoti të donte atje larte e të largoi shum shpejt nga un, e bashkë me ty mori dhe gjysmen time, por ti gjithmon do jesh me mua në krahun tim në mendjen time në zemren time e në gjithcka derisa të kem fryme. Qofsh i Xhenetit Bab e paç dheun e lehtë.”,- shkruan Mazrreku, ndërsa e shoqëron postimin edhe me një foto, ku shfaqet i përqafuar me babanë.
Bajram Mazrreku, 63 vjeç, u nda nga jeta mëngjesin e sotëm. Ai kujtohet me respekt nga shumë persona si ish-punonjës i bashkisë, institucion ku ka punuar për shumë vite.





