Është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm bashkëshorti i këngëtares së njohur shqiptare, Irma Libohova.

Mësohet se aktori i ish-Estradës së Shtetit, Besnik Kasa vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.

Kasa ka dhënë për vite me radhë një kontribut të çmuar në estradën shqiptare. Ai ka debutuar përkrah aktoreve të njohur të humorit, si Skënder Sallaku, Arben Shaka, Vasillaq Vangjeli, Kaçja, Vegim Xhani, etj.

Këngëtaren e njohur ka patur 32 vite martesë me aktorin dhe bashkë kanë edhe një djalë që quhet Ataol.