Ndahet nga jeta këngëtarja e muzikës popullore Naile Hoxha. Ajo i mbylli sytë në moshën 82-vjeçare në azilin e qytetit të Shkodrës, ku kaloi edhe ditët e fundit të jetës.

Nailja ishte një nga këngëtaret më të suksesshme dhe më të dashura për publikun, interpretuese e dhjetëra këngëve që në moshën 13-vjeçare kur hodhi hapat e parë të karrierës, për t’u pasuar më pas në Radio Shkodra, e kompeticione të rëndësishme kombëtare.

“Xhamadanin kuq si gjaku”, “Moj e mir synin larush”, “Djal i dashtun”, “Seç po fryn fllad pranvere”, etj, janë disa nga këngët e njohura për publikun që këndoi plot pasion.

Naile Hoxha ishte pjesë e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore dhe një ndër këngëtaret e preferuara të regjimit të asaj kohe.