Muhamet Malo, biznesmeni i njohur është ndarë nga jeta. Mësohet se prej kohësh Malo vuante nga një sëmundje e rëndë dhe ka humbur jetën , ndërsa ishte i shtruar në spital.
Malo është i njohur si një nga biznesmenët më të suksesshëm në fushën e lojërave të fatit, ndërsa ai ngriti të parën kompani të basteve në Shqipëri, Eurolloto, më pas njihet edhe si aksioner në Bankën Credins, aksione tek Hotel Tirana, një nga bashkëpronarët e teleferikut në Dajt ose siç njihet ndryshe Dajti Ekspres dhe pronar i televizionit sportiv TeleSport.
Homazhet për nder të Malos do të zhvillohet të marten, në ora 11.00, në hollin e Radio Televizionit Shqiptar.
Kush ishte Muhamet Malo?
Muhamet Malo lindi në 13 Maj të vitit 1957 në Tiranë. Ai e kaloi fëmijërinë dhe vendlindje ku mbaroi shkollën fillore. Më pas ai u diplomua në Universitetin e Ekonomisë “Josif Pashko”. Pasi mbaroi shkollën, ai kreu një seri trajnimesh dhe kursesh në fushë e menaxhimit të biznesit.
Muhamet Malo ka qenë një nga sportistët më të shquar të mundjes në Shqipëri. Nga 1971 deri në 1977 ai zhvilloi karrierën e tij tek “Studenti”. Në 1977 ai kaloi tek sportklub “Partizani” për dy vjet deri në 1979. Dhe nga 1979 e deri ne vitin 1990 sërish militoi tek “Studenti” si mundës.
Malo ka një background të gjerë punë në fusha të ndryshme. Ai ka qenë President i Federatës Shqiptare të Mundjes nga viti 1992 deri në vitin 1996. Që nga viti 2005, Malo ka mbajtur postin e Presidentin e Shoqatës Kombëtare të Mundjes. Në vitin 2008 ai u emërua President Nderi i Federatës Shqiptare të Mundjes. Muhamet Malo ka qenë president i dy kompanive Top Start dhe i televizionit Telesport.
Njihet dhe si humanist me kontribut ne ndihme te artit dhe sportit shqiptar, te kujtojme "Ethet e se premtes mbrema", por dhe lobist i sportit shqiptar ne bote. Kohët e fundit eshte nderuar dhe me titullin “Honoris Causas”.
Për të gjitha kontributet që ka dhënë në sport është nderuar me Mirënjohjen nga Federata Evropiane e Peshëngritjes, nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, si dhe nga shoqata e të verbërve, jetimëve, nga shkolla “Bajram Curri”, jetimëve, por dhe nga xhudo.





