Ndahet nga jeta biznesmeni i njohur shqiptar, Ylli Xhakovari.

President i kompanisë “Henry”, Ylli Xhakovari është ndër biznesmenët e parë shqiptarë. Ai ndërroi jetë në mënyrë të parakohshme, si pasojë e një sëmundjeje nga e cila vuante.

Homazhet në ndër të biznesmenit Xhakovari kryhen sot në kompaninë që themeloi, ‘ Henry’, në autostradën Tiranë Durrës, km.7. Rreth orës 15:00, trupi i pajetë do të përcillet për në varrezat e Sharrës.