Ka ndërruar jetë pasditen e sotme aktori i mirënjohur Bud Spencer. Me rolet e tij ai u kthye një personazh i dashur dhe heroik në të gjithë botën.

Bud Spencer ka luajtur për një kohë të gjatë filma komiko-aksion me partnerin e tij Terence Hill.

Lajmi i vdekjes së Spencer është konfirmuar nga i biri Giuseppe Pedersoli.

“Babai ndërroi jetë qetësisht rreth orës 18:15. Nuk vuajti, na kishte të gjithëve pranë. Fjala e tij e fundit ishte “Faleminderit”.”, tha Pedersoli.

Bud Spencer ka lindur më 31 Tetor 1929 në Napoli. Karriera e tij  fillon në vitin 1951, por ajo më së shumti ajo mori vrull gjatë viteve 70-të kur së bashku me aktorin tjetër Terence Hill luajtën 20 filma, shumë të pelqyer nga publiku.

Perveç aktrimit, Bud Spencer ka qenë edhe një ish-notar profesionist gjithashtu edhe prodhues filmash,