Ndahet nga jeta në moshën 71-vjeçare doktoreshë Teuta Kacani (Domi), duke lënë pas një përvojë të gjatë në mjekësinë e dieotologjisë.

Lajmin e hidhur e ka dhënë Urdhri i Mjekut Durrës, ku në një postim në faqen zyrtare në “Facebook”, shkruan:

“Doktoresha e cila ka asistuar në sa e sa shërbime profesionale lidhur me dietologjinë, sot nuk është më mes nesh. E kujdesshme ndaj çdo pacienti në nevojë, doktoreshë Teuta diti të shërojë edhe përmes dashurisë e fjalës së saj të ëmbël. Një qytetare e denjë dhe familjare shembullore. Duke u shprehur ngushëllimet e përzemërta familjarëve dhe kolegëve, urojmë që shpirti i saj të prehet në paqe! I paharruar qoftë kujtimi i saj!”

Kush ishte Dr. Teuta Kacani

Ajo u lind në vitin 1953. Ne vitin 1979 kreu studimet studimet e larta në Fakultetin e Mjekësisë duke e përfunduar me rezultate të shkëlqyera.

Dr. Teuta Kacani (Domi) specializimin e fokusoi në fushën e dietologjisë. Nisi karrierën ne spitalin e Durrësit dhe po aty e mbylli deri sa doli në pension në vitin 2015.

Përgjatë gjithë jetës profesionale, doktoresha me bluzën e bardhë të saj u bë pjesë jo vetëm e mjekëve profesionistë të qytetit tonë, por edhe e shumë viteve të mbushura me punë e sakrifica të panumërta.