Charlie Gard, fëmija 11-muajsh që përloti botën, ka ndërruar sot jetë në Britani. I vogli, i cili vuante nga një sëmundje tepër e rrallë që shkaktonte dëmtim progresiv truri dhe dobësim muskulor, ishte në qendër të një beteje ligjore mes familjes dhe një spitali, që nuk e lejoi të dërgohej në SHBA për kurim.
Por, të hënën ata hoqën dorë nga kjo betejë pasi neurologu amerikan Michio Hirano, i cili kishte ofruar ndihmën e tij në trajtimin e foshnjës, tha se ishte shumë vonë për të funksionuar.
Në një deklaratë publikuar të premten në darkë, Yates tha: “Djali ynë i bukur na la, jemi shumë krenarë për ty Charlie”.
Pas vdekjes së foshnjes kanë reaguar një sërë liderësh botëror, përfshirë Kryeministren britanike Theresa May, Papa Françeskun, Zv/Presidentin amerikan etj.
Qindra e mijëra njerëz ofruan mbështetjen e tyre për fëmijën e vogël duke krijuar një të ashtuquajtur “Ushtri të Charlit” dhe duke arritur të mbledhin 1.35 milionë paund britanikë për kurimin e tij.





