Javë më parë u raportua për gjestin human që kishte bërë klubi portugez i Boavistës, duke i rinovuar kontratën talentit të saj që vuante nga kanceri, për t'i dhënë zemër në betejën e tij ndaj sëmundjes.

Por fatkeqësisht futbollisti 20-vjeçar, Edu Ferreira, e humbi betejën me sëmundjen, pasi djaloshi humbi dje jetën pas një beteje 1-vjeçare. Lojtari kishte debutuar edhe me ekipin e Boavistës, por sëmundja e detyroi atë të tërhiqej. Klubi njoftoi përmes një njoftimi ndarjen nga jeta të futbollistit ku shkruhej:

Të kuptosh lojën mund të jetë shumë e vështirë, sidomos kur e keqja të troket në derë pasi sapo kemi humbur njeriun tonë. Do ta dedikojmë këtë ditë që të kujtojmë momentet e mira që kemi kaluar së bashku. Humbja është e madhe dhe zemrat tona nuk do ta harrojnë kurrë. Sot, parajsës i është shtuar një tjetër yll. U prehsh në paqe, Edu!”.