Është ndarë nga jeta në moshën 87-vjeçare aktori francez, Jean Rechofort. I konsideruar si një nga aktorët më të mëdhenj francez filmi i tij i fundit ishte në 2015,"Floride", një film i Philippe Le Guay. Në gushtin e kaluar aktori parizien u shtrua në spital dhe kanë qenë familjarët që kanë dhënë lajmin e vdekjes së tij.
Ai njoftoi për shkëputjen nga kinemaja pikërisht kur luante filmin Floride. "Do ta kursej publikun, nuk dua të bëj filma horror. Nëse duhet të luajë rolin e një plaku në një kënd që i dridhen duart më mirë të ndaloj këtu…", kishte thënë në një intervistë.
Rochefort ka punuar me regjisorët më të mëdhenj të komedisë franceze dhe jo vetëm, nga Claude Chabrol e Patrice Leconte, nga Eduard Molinaro tek Bertrand Tavernier dhe Francis Veber. Mes titujve më të famshëm të filmave që ka interpretuar kujtojmë "E divorcuara", "Disa mëkate shumë të vegjël", "Burri i parukjeres", "Burri i lumit".