18 prill 2014 – Gabriel García Márquez, autori i mirënjohur ameriko-latin, fitues i çmimit Nobel në letërsi vdiq në moshën 87 vjeç. Ai kujtohet më së shumti për veprat “100 Vjet Vetmi” dhe “Dashuria në kohërat e kolerës”.
 
Gabriel Garcia Marquez konsiderohet si shkrimtari më popullor në gjuhën spanjolle që nga koha e  Migel Servantesit. Veprat e tij letrare kanë qenë shkrimet më të shitura në spanjisht, përveç Biblës. Romani i tij epik 100 Vjet Vetmi është shitur në mbi 50 milionë kopje në 25 gjuhë të ndryshme.

García Márquez, me origjinë nga Kolumbia, konsiderohet si shkrimtari që popullarizoi realizmin magjik, një zhanër që ndërthur përshkrime të jetës së përditshme me elementë fantastikë. García Márquez fitoi çmimin Nobel në letërsi në vitin 1982 për tregimet dhe romanet e tij. Në fjalën e falenderimit kur mori çmimin, ai u shpreh “Amerika Latine është një burim i pashtershëm krijimtarie, dëshpërimi dhe bukurie”.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/