Gazetari i njohur durrsak Thanas Mustaqi, është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare.
Njoftimi për vdekjen e tij është bërë nga kolegët e gazetarit Mustaqi.
Me një karrierë disa dekada në gazetari, Mustaqi kujtohet nga të gjithë për angazhimin e tij, pranë gazetës “Zërit të Popullit”, “Adriatiku”, “Dyrrah”, “Portali DurrësLajm”, etj.
Për gjatë gjithë viteve si gazetar profesionist ai është dalluar për korrektësin dhe skrupolozitetin e qëmtimit të fakteve dhe informacioneve si atyre që lidheshin me temetika nga qyteti i Durrësit, Shqipëria por edhe me gjërë.
Trupi i pajetë gazetarit, do të përcillet për në banesën e fundit ditën e nesërme në orën14:00, tek varrezat e reja në Durrës.





