21 nëntor 2014 – Portieri i Partizanit po përjeton një çast dramatik në jetën e tij, vdekjen e parakohshme të bashkëshortes. Dhembja bëhet akoma më e thellë, kur mendon se bashkëshortja, solli në jetë, para pak ditësh fëmijën e tyre të parë.
Por djali i sapolindur duket se do të jetë forca e Albanit për të përballuar këto ditë të vështira dhe jo vetëm. Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai i premton bashkëshortes së ndjerë se fëmija i tyre do të rritet njësoj sikur ajo të ishte gjallë, por pa mundësinë për ta thirrur "Mamë".
“Ti ike, por je ende ketu me mu. Je ende pran engjellit tone, qe do ta rris njelloj sikur ti t‘jesh gjalle. Do jesh pran nesh ne c‘fardolloj gjeje qe te bejme. Edhe pse s‘duhet t‘ikje, ti ke lene nje kujtim mbrapa qe s‘mundem te t‘harroj edhe nese jetoj dy jete,peng do e keme gjith jeten, doja aq shume qe engjelli jone të të thirrte nje here te vetme “MAMA”, por keshtu ishte shkruar. Nje engjell la nje engjell pas… Ti je forca ime,ti je gjithmon pran nesh,ti je akoma ktu me mua”, shkruan Alban Hoxha në Facebook.





