SHKODER– Ndahet nga jeta aktori i njohur i humorit shkodran Paulin Selimi. Selimi vuante kohët e fundit nga një sëmundje e rëndë dhe ndërroi jetë ditën e sotme në moshën 66 vjeçare.

Paulin Selimi do të mbahet mend si një nga përfaqësuesit më të denjë të humorit shkodran dhe si një nga humoristët më të mirë shqiptarë të 50 viteve të fundit. Homazhet në nderim të tij do të bëhen ditën e nesërme në orën 12.00-14.00 në Teatrin “Migjeni”