Ali Mema, ish-futbollisti i njohur, është ndarë nga jeta si pasojë e një sëmundje të rëndë.

76-vjeçari do të mbahet mend gjatë si një nga mesfushorët më të shkëlqyer të brezit të Tiranës së viteve ‘60-‘70.

Ish-futbollisti i Tiranës dhe Kombëtares ka dhënë një kontribut mjaft të vlefshëm në historinë e futbollit shqiptar, duke u cilësuar gjithnjë një ikonë e vërtetë.

Siç shkruan “Federata Shqiptare e Futbollit”, për shumë vite me radhë Mema ju dedikua trajningut duke qenë në krahun e ish-trajnerit të Tiranës, Enver Shehu.