Ndahet nga jeta infermierja nga Durrës, Adriana Bebo (Jani).

Spitali rajonal i Durrësit njofton ndarjen nga jeta të infermieres, e cila prej rreth 30 vitesh punonte në shërbimin e Pediatrisë.

“Dashuria për Profesionin dhe shërbimi më profesionalizëm ishin virtyte që e shoqëruan gjatë të gjithë punës së saj. Spitali Rajonal Durres i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve, të afërmve, miqëve, kolegëve dhe gjithë të dashurve të saj.
Qoftë i paharruar kujtimi!”,- shkruan ndër të tjera spitali rajonal në njoftimin në rrjete sociale.

Postimi i plotë:

Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të koleges tonë të nderuar infermieres Adriana Bebo(Jani)

Znj. Bebo kishte një eksperiencë 30 vjeçare pune në shërbim të pacientëve dhe praktikantëve të rinj ndër vite pranë Spitalit Rajonal Rajonal Durres.

Ajo punoi me përkushtim per ruajtjen e shëndetit të fëmijëve në Shërbimin e Pediatise. Dashuria për Profesionin dhe shërbimi më profesionalizëm ishin virtyte që e shoqëruan gjatë të gjithë punës së saj.

Spitali Rajonal Durres i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve, të afërmve, miqëve, kolegëve dhe gjithë të dashurve të saj.
Qoftë i paharruar kujtimi!