Ndahet nga jeta inxhinieri i ndërtimit Agron Deliallisi.

Ai mbylli sytë sot përgjithmonë në moshën 78-vjeçare, teksa ditën e nesërme (27 korrik) do të mbahet ceremonia e varrimit në orën 12:00.

Deliallisi lindi në vitin 1944 në Shijak, dhe pas diplomimit si inxhinier, pjesën më të madhe të jetës ka punuar te ndërmarrja e ndërtimit të porteve, ka qenë pjesë e skuadrës se ndërtimit të të gjitha porteve shqiptare.

Pas viteve ’90 ai u angazhua në projektimin e ndërtesave civile në Durrës.