Është përcjellë sot në banesën e fundit, inxhinieri i njohur i gjeologjisë Esat Daja.

Pedagogu dhe Doktori i Shkencave Gjeologjike, Esat Daja u nda nga jeta një ditë më parë dhe Shoqata “Durrësi Autokton” përmes një statusi në rrjete sociale u shpreh ngushëllime familjarëve për humbjen e njeriut të tyre të shtrenjtë.

“Sot durrsakët përcollën për në banesën e fundit, Fisnikun e qytetit të Durresit inxhinierin e talentuar pedagogun dhe doktorin e shkencave gjeologjike Esat Murat Dajën.

Esati u lind dhe u rrit ne Durres aty ku gjeti dhe shoqen e tij të jetës Znj.Hiqmete Daja (Berdaku). Familja humbi njeriun me te dashur, Hiqmetja humbi bashkeudhetarin e jetes dhe femijet Altini dhe Linda humben babain e tyre, Miqte dhe te afermit humben nje njeri me shume vlera gjithmone fjalepak por i ndershem dhe fisnik në shpirt dhe ne vepra.

I paharruar qofte Esati ynë, i familjes, i shoqerise dhe i Durresit.

Shpirti i tij u prehte në Parajsë”
,- shkruhet në postimin e shoqatës.