Është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare pas një sëmundjejetë rëndë ish-deputeti dhe një nga themeluesit e Partisë Demokratike, Ismet Ferizaj.

Lajmin për ndarjen nga jeta të ish-deputetit të Kavajës e kanë konfirmuar familjarët e të ndjerit përmes postimeve në rrjetet sociale.

Ismet Ferizaj ka qenë për 7 vite deputet. Para pak muajsh ai u nderua nga Bashkia e Kavajës me titullin e lartë “Qytetar Nderi” i Kavajës.

Ai ka qenë një emër i njohur dhe i vlerësuar. Ka qenë ish-drejtor i shkollës “3 Dëshmorët”, si dhe themelues i shtypshkronjës së parë në Kavajë “Gutenberg”.