Ditën e sotme, 30 tetor 2020 ka mbyllur sytë ish-drejtoresha e NISh-Cigares Durrës “Telat Noga”, inxhinierja kimiste Ylfete Laçi, 76 vjeçe.

Për shumë vite me radhë, Yli, siç e thërrisnin të gjithë ka dhënë kontributin e saj në një nga ndërmarrjet më historike të Durrësit. E nisi punën në fabrikë si inxhiniere kimiste, për të kaluar më pas në postin e kryeinxhinieres dhe drejtueses së ndërmarrjes.

Kushdo që e ka njohur nga afër e mban mend si një grua të mençur, nxënëse e shkëlqyer dhe profesioniste e zonja.

“Një grua inteligjente, me vlera të larta njerëzore dhe profesionale, por modeste”,– kështu e cilëson shoqja e saj e ngushtë Polikseni Koçi, ndërsa jep lajmin e trishtuar në rrjete sociale.

Varrimi i Ylfete Laçit do të bëhet ditën e shtunë, në orën 14.00 në varrezat e reja të Durrësit.