Lajm i hidhur për artin. Gëzim Qendro, kritik arti dhe ish-drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve, është ndarë nga jeta mëngjesin e kësaj të marte. Mësohet se Qendro vuante prej një kohe të gjatë nga një sëmundje e rëndë.

Lajmin e hidhur e ka dhënë ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

"Trishtim i madh!

Vendosi të largohet sot prej nesh, pas një sëmundje të rëndë dhe shume para kohe, një nga më të mirët, më profesionistët e më të mençurit e Artit dhe të Mendjes, kritiku dhe historiani i estetikës dhe artit, drejtori që bëri kthesën në Galerinë Kombëtare të Arteve, Gezim Qendro.
Le vepra shume te mira mik! 
Por edhe na le nje boshllek te madh njerezor e miqsor siç vetëm fisnikët munden.
Je i pazevendesueshem!
Lamtumire!", shkruan Kumbaro.