Është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare ish-drejtori i Uzinës Radio-Televizorëve, Petraq (Taçi) Tati.
I lindur në një familje qytetare dhe me tradita në Durrës, ai ka qenë edhe anëtar i shoqatës “Durrësi”, që në vitet e para të krijimit të saj.
I njohur nga të gjithë bashkëqytetarët e tij, si një njeri i ndershëm dhe punëtor, Tati ka punuar për vite me rradhë në URT në pozicionet: teknik, teknolog dhe drejtues i repartit të prodhimeve, stampa dhe instrumenta.
Në vitet e fundit të punës në këtë Uzinë ai ka punuar si shef i furnizimit të materialeve teknike dhe më pas drejtor i ndërmarrjes deri në momentin e likuidimit të saj.
Pas largimit nga URT, për disa vite Tati punoi pranë biznesit të tij privat.
Ndarja e tij nga jeta shkaktoi dhimbje dhe hidhërim për bashkëshorten e tij stomatologe, Elsa Mimën dhe dy djemtë, si dhe ndër miqtë e të njohurit e tij.
Ceremonia mortore për të ndjerin, do të kryhet këtë të mërkurë në varrezat e reja të qytetit.






