Është ndarë nga jeta ish-drejtuesi i Inspektoriatit Shëndetësor në Durrës, mjeku i njohur i Sukthit, Andi Shahini, pjesë e Partisë Socialiste në qytetin bregdetar.
"DurrësLajm" mëson se Doktor Shahini u nda nga jeta në moshë të re pasi e humbi betejën me sëmundjen e rënde në Itali, duke lënë pas bashkëshorten dhe dy djem.
Kanë qenë miqtë e Andi Shahinit të cilit përmes një postimi në Facebook, kanë ndarë me të gjithë lajmin e hidhur, teksa tregojnë se Shahini besonte në zot dhe mrekulli që një ditë do të bëhej mirë.
“Ike shume shpejt Ando dhe akoma nuk me besohet… Ne humben nje koleg, familja humbi bashkeshortin dhe babain, shtepia djalin e saj, shoqeria shokun e mire dhe Sukthi doktorin e dashur me te gjithe. Ike dhe na le nje boshllek te madh mes nesh. Heren e fundit qe folem me thoje: Sorinjo Zoti eshte i madh, do beje mrekullira, do behem i forte do behem me mire … Do te kujtojme gjithmone ashtu buzagaz dhe te qeshur me te gjithe.Pushofsh ne paqe dottore ( sic te therrisja une) !!!"





