Ka ndërruar jetë ditën e sotme ish-futbollisti i njohur Alfred Zijaji. Sportisti 52-vjeçar vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë nga e cila nuk mundi të shpëtonte dot.
Ish lojtari i Flamurtarit të Vlorës dhe i Kombëtares shqiptare, ishte një nga futbollistët më të njohur të Flamurtarit, por edhe futbollit shqiptar në vitet ’80.
Ai arriti të kualifikohet në turin e tretë të një kompeticioni ndërkombëtar, duke u eliminuar në turin e tretë nga Barcelona.
Ish-mesfushori i talentuar ka luajtur tre herë edhe me fanelën e Kombëtares shqipare të futbollit. Pas viteve 2000 ai krijoi shoqatën e minifutbollit dhe futbollit të sallës.
Ndërkaq, ishte edhe anëtar i komitetit ekzekutiv të FSHF-së.