Ndërron jetë në moshën 73-vjeçare, ish-futbollisti italian, Pierino Prati. Lajmi për ndarjen nga jeta të ish-futbollistit, bëhet i ditur nga mediat italiane.
Sipas raportimeve të fundit, ish-lojtari i Fiorentinës, Romës dhe Milanit, ka ndërruar jetë sot në Catania. Prati ishte i sëmurë prej kohësh. Ish-futbollisti ka fituar kampionatin evropian me Italinë në vitin 1968 dhe ka shkuar në finale në Botërorin 1970.
Ai veshi fanellën e Milanit në periudhën 1967-1973 duke fituar një kampionat, dy kupa italiane, dy kupa të Kupave, një Champions dhe një kupë ndërkontinentale.
Pastaj u transferua në Romë ku luajti në vitet 1973-1977, duke lënë një kujtim të pashlyeshëm në zemrat e tifozëve të verdhekuq. Legjenda italiane kishte debutuar në “Serie A” në sezonin 1965/66.





