Është ndarë nga jeta në moshën 56-vjeçare, ish-kreu i Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar (INUK), Zyhdi Dajti.
Shkak për ndarjen e tij nga jeta është bërë një infarkt.
Dajti u komandua në detyrën e kreut të INUK më 2 tetor 2013 nga kryeministri Edi Rama dhe zëvendësoi Gazmend Osmanajn.
Zyhdi Dajti ka qenë gati një vit në krye të INUK-ut, duke drejtuar një sërë aksionesh për prishjen e ndërtimeve pa leje në të gjithë Shqipërinë.





