Ish-kryetari i Bashkisë Delvinë Dhurim Alinani ka pësuar një infarkt kardiak gjatë momenteve të një dreke mes miqve të tij.

Dhurim Alinani ka lindur më 11 Qershor 1969.

I diplimuar fillimisht për Ekonomi, ai ka kryer studimet për drejtësi dhe ka titullin “Avokat“.

Lëvizja studentore shënon hapat e tij të para në politikë. 

Që prej këtij momenti e në vazhdim, ai ka qenë një nga aktivistët politik demokrat me më shumë mbështetje në zonën e Delvinës.

Më 1993 ka drejtuar degën e Agjencisë Kombëtare të Privatizimit dhe më pas, në vitin 1997 shërbeu si Drejtor i Bankës së Kursimeve në Delvinë.

Karierën e tij administrative Durim Alinani e shtriu në pushtetin lokal. 

Ai ka spikatur si manaxher dhe drejtues i shkëlqyer në cilësin e Nënprefektit të Rrethit Delvinë dhe më vonë në funksionin Kryetar i Bashkisë Delvinë. 

Pas humbjes në garën e vitit 2015 ai punonte në profesionin e tij si avokat./Saranda web