Sharafedin Sylejmani, ish-kryetari i komunës së Prishtinës, ka ndërruar jetë të mërkurën mbrëmë në moshën 87-vjeçare.
Sylejmani ka qenë kryetar i komunës së Prishtinës gjatë viteve 1963-1967, ndërsa më herët ka qenë mësimdhënës në fshatin Krajishtë të Lipjanit.
Gjatë viteve 50 është emëruar gazetar dhe redaktor i emisioneve në gjuhën turke në Radion e Prishtinës.
Në vitin 2010, Sylejmani botoi librin monografik për kryeqytetin “Prishtina ime”, në të cilin ka ofruar dëshmi të çmuara mbi zhvillimin dhe rrjedhat e jetës në qytet gjatë kohës sa ishte udhëheqës i tij, por edhe të periudhave paraprake.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet të enjten, në orën 12:00, në varrezat e qytetit të Prishtinës.
Klan Kosova, në korrik të vitit të kaluar kishte realizuar një intervistë me ish-kryetarin e Prishtinës, ku kishte folur për kryeqytetin e para 60 vitesh./klankosova