Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme mbrojtësi Dionatan Teixeira. Mbrojtësi 25-vjeçar, i cili këtë sezon kishte firmosur me Sheriff Tiraspol mësohet se ka ndërruar jetë për shkak të një ataku në zemër siç bënë të ditur mjekët e klubit moldav.
Lojtari brazilian kishte një të kaluar edhe në Premier League me Stoke City por për shkak të dëmtimeve të shumta nuk arriti të luante më shumë se 2 ndeshje. Drejtuesit e Sheriff Tiraspol dhe të Stoke City ngushëlluan familjen e lojtarit për humbjen e parakohshme.





