Ish-ministri i Shëndetësisë në qeverinë e PD-së, Maksim Cikuli është ndarë nga jeta në moshën 68- vjeçare. Ai ishte profesor doktor i specializuar në fushën e gjenetikës.
Prej viteve 1994 ai ishte pjesë e forumeve të PD-së teksa në periudhën 1994-1997 u vendos ministër i Shëndetësisë. Gjithashtu ai ka qenë deputet në dy legjislatura nën siglën e PD-së, në vitet 1996 dhe 2001.
Gjithashtu ai në fushën e Shëndetësisë njihet si themelues i gjenetikës shqiptare me një kontribut të veçantë si pedagog për të.





